Barcelona u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampionëve pas humbjes nga Interi me rezultat 3:4 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale.
Gjiganti katalunas barazoi në shtëpi me “Nerazzurri” javën e kaluar 3:3, ndërsa mbrëmë po ashtu loja e rregullt përfundoi baras, 3:3 me çka loja shkoi në vazhdime ku internistët e gjetën golin e fitores me Davide Frattesin, shkruan “Gazeta Express”.
Mirëpo, lideri i La Ligas u ankua në referim pas ndeshjes së mbrëmshme, e cila u zhvillua në “San Siro”.
“Unë pajtohem me Hansi Flick, absolutisht. Është e qartë se krejt vendimet e rasteve 50/50 shkuan në favor të Interit.”
“Nuk është hera e parë që ndodh kjo me referët dhe për mendimin tim UEFA duhet ta rishikojë këtë situatë me referët. Janë shumë gjëra të cilat nuk i kuptoj.” /Gazeta Express