Betim Truçi një pedagog shqiptar që jeton në Turqi ka folur për tërmetin shkatërrimar që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt.
Truçi tha se akuzat për ndërtime të dobëta nuk qëndrojnë pasi fuqia e goditjes së tërmetit ishte e përmasave apokaliptike. Ai shtoi se edhe vetë gjermanët e kanë pranuar se nëse një goditje e tillë do të ndodhte në Gjermani pasojat do të ishin edhe më të mëdha.
“Gjatë qeverisë së Erdogan janë marrë shumë masa për ndërtime me cilësi. Kjo nuk do të thotë që menjëherë duhet të etiketojmë qeverinë apo Erdogan për atë që ndodhi. Duke pasur parasysh si ka qenë më përpara dhe ku jemi ka pasur shumë ndryshime.Edhe gjatë bisedës në Gjermani në një studio televizive, gjermanët teksa komentonin pasojat dhe fuqinë e tërmetit në Turqi, ishte pyetja “nëse ky tërmet do të kishte rënë në Gjermani, çfarë do të nodhte?” Do të ishte një katastrofë më e madhe. Edhe ata vetë e pranojnë. Ky është një apokalips nuk është se qeveria nuk i ka marrë masat, nuk është e lehtë të ndërhysh në 10 qytete në të njëjtën kohë”, tha ai për Euronews.