Pedagogu i njohur Zhani Ciko ka një porosi për të gjithë shqiptarët - Gazeta Express

Maqedoni

Gazeta Express

09/07/2020 17:19

Pedagogu i njohur Zhani Ciko ka një porosi për të gjithë shqiptarët

Maqedoni

Gazeta Express

09/07/2020 17:19

Pedagogu i njohur Zhani Ciko i cili për shumë vite drejtor artistik i orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit shqiptar, për një dekadë drejtor i përgjithshëm i Teatrit të Operës dhe Baletit shqiptar, i dekoruar me titullin “Ylli i artë akademik ndërkombëtar” dhe titullin “Mjeshtër i madh” ka një porosi për të gjithë shqiptarët.

Duke qenë se shpirtërisht është i lidhur me të gjitha proceset e rëndësishme shqiptare ai me entuziazëm e ka pranuar idenë për kryeministër të parë shqiptar në RMV. Maestro Ciko kujton momentet kyçe në Maqedoni si: themelimi i universiteteve, kryetari i parë i Parlamentit, krijimi i institucioneve kulturore në vecanti themelimi i ansamblit kombëtar shqiptar, orientimin në Nato e BE qē janë pasqyrë e një pune të jashtëzakonshme për dinjitet dhe barazi. Përmes një videomesazhi ai iu drejtohet të gjithë shqiptarëve dukeI ftuar që të bëhen bashkë dhe me 15 korrik të votojnë kryeministrin shqiptar sepse kështu do të realizohet ëndërra e brezave të tërë!