Pedagogët protestë më 5 Tetor, paralajmërojnë bojkot - Gazeta Express
string(51) "pedagoget-proteste-me-5-tetor-paralajmerojne-bojkot"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 17:10

Pedagogët protestë më 5 Tetor, paralajmërojnë bojkot

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 17:10

Pedagogët janë të vendosur për të vijuar me protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre për rritje të pagave.  Ata kanë njoftuar se protesta e radhës është më 5 tetor në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza”.

“Në datën 5 Tetor të mërkurën ora 11:00 të bëhemi të gjithë bashkë për të protestuar, se misioni jonë akademik nuk mbetet vetëm brenda auditorëve. Do të na duhet të jemi të gjithë bashkë, jo thjesht për interesa ekonomike, por për një vlerësim dinjitoz të punës sonë.  Të nderuar drejtues të institucioneve të arsimit të lartë publik të të gjitha rangjeve, ju lutem të qëndroni në lartësinë e detyrës”, ka njoftuar pedagogu Sandër Kovaçi njëkohësisht dhe Kryetari i sindikatës së punonjësve të universiteteve.

Lexo Edhe:

Në një deklaratë për mediat, Kovaçi është shprehur se nëse nuk ka reagim konkret nga qeveria viti i ri akademik nuk do të nisi.

“Sindikata dhe stafet akademike, presin një rritje serioze, një rritje që të bëjë ndryshim në institucionet e arsimit të lartë dhe jo lëmosha, siç theksohet në mënyrë informale. T’u afrohemi pagesave të universiteteve  të Kosovës brenda  2-3 viteve. Ne do të qëndrojmë fort. Bojkoti është një nga mënyrat që do përdoren”, tha ai.

Përfaqësuesit e sindikatës kanë ftuar të gjithë pedagogët  e universiteteve publike, stafet mbështetëse por edhe studentët të bëhen pjesë e protestës së tyre.