Peci takim "frymëzues" me Adelina Ismailin, ka plot epitete për të: "Avangardë e muzikës", "ka thyer kufij", "pjesë e historisë" - Gazeta Express
string(116) "peci-takim-frymezues-me-adelina-ismailin-ka-plot-epitete-per-te-avangarde-e-muzikes-ka-thyer-kufij-pjese-e-historise"

Lajme

Gazeta Express

20/01/2026 19:33

Peci takim “frymëzues” me Adelina Ismailin, ka plot epitete për të: “Avangardë e muzikës”, “ka thyer kufij”, “pjesë e historisë”

Lajme

Gazeta Express

20/01/2026 19:33

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka pritur në takim këngëtaren Adelina Ismaili.

Peci ka dhënë epitete nga më të lartat për të, duke thënë se ka hapur shtigje të reja për artin dhe guximin krijues.

“Sot pata një takim frymëzues me avangardën e muzikës kosovare, Adelina Ismajli. Adelina ka thyer kufij dhe ka hapur shtigje të reja për artin dhe guximin krijues.  Patëm një bisedë të hapur e miqësore për muzikën si akt lirie, për kulturën si identitet dhe për rolin e artistit në shoqëri, por edhe në rrugën e çlirimit. Adelina mbetet simbol i një kohe të vështirë dhe sfiduese, por edhe i një vizioni që ende flet fuqishëm. Me kontributin e saj unik, ajo është bërë pjesë e historisë së Kosovës”, ka shkruar Peci në Facebook. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement