Peci pyetet se pse edhe OJQ-të e Presidentja po e interpretojnë ndryshe nga ta aktgjykimin e Kushtetueses: Është çështje e shijes... - Gazeta Express
string(128) "peci-pyetet-se-pse-edhe-ojq-te-e-presidentja-po-e-interpretojne-ndryshe-nga-ta-aktgjykimin-e-kushtetueses-eshte-ceshtje-e-shijes"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 11:47

Peci pyetet se pse edhe OJQ-të e Presidentja po e interpretojnë ndryshe nga ta aktgjykimin e Kushtetueses: Është çështje e shijes…

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 11:47

Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci tha se çështja e interpretimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është edhe “çështje e shijes”.

Ai u pyet për qëndrimet e partive të tjera politike, përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile e madje edhe presidentes Vjosa Osmani, që u tha se ka një interepretim ndryshe për aktgjykimin e Kushtetueses nga ai i LVV-së.

“Po tash… çështja e interpretimit është edhe çështje e të kuptuarit ose shijes”, tha Peci.

Më pas, me “shijen” tha se e kishte fjalën për “shijen e të kuptuarit”.

“Tash, në funksion të kësaj, kurrkund në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk thuhet që ka deri në këtë fazë shkelje të Kushtetutës”, tha Peci.

Ai tha se ndryshimi i formës së votimit për kryeparlamentar/e “nuk mund të interpretohet si shkelje e rendit të ditës në proces të konstituimit”.