Peci: Propozova marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, pra të ketë pako të marrëveshjes - Gazeta Express
string(123) "peci-propozova-marreveshje-politike-per-zgjedhjen-e-kryetarit-dhe-nenkryetarit-te-kuvendit-pra-te-kete-pako-te-marreveshjes"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 19:19

Peci: Propozova marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, pra të ketë pako të marrëveshjes

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 19:19

Përfaqësuesi i GUXO-s, Faton Peci, pas takimit me liderët politikë tha se diskutimet u zhvilluan nën një frymë që disa e paragjykuan si farsë, madje pa nisur ende debat.

“Gjatë diskutimeve u paraqitën dy propozime për rrugëzgjidhje pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të bëhemi pjesë e ‘fontanës së dëshirave’ në interpretimin e aktgjykimit,” theksoi Peci.

Ai shtoi se edhe vetë ka paraqitur një propozim konkret – arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, duke u bërë pjesë e një pakoje të përbashkët për dalje nga kriza.

“Fryma që synoj gjatë diskutimit, kishin disa që e quan farsë, këto epitete i thanë ende pa futur në diskutime. Ka pasur dy propozime për rrugëzgjidhje pas vendimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet me qenë pjesa e fontanës së dëshirave se si interpretohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, për shkak se janë disa terma ku anëtarët e gjykatës duhet ta kenë parasysh afatin 30-ditësh. Edhe unë kam pasur një propozim, është të ketë marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, të ketë pako të marrëveshjes”, ka deklaruar Peci.