string(103) "peci-per-nje-takim-te-mundshem-nga-osmani-pervec-fteses-eshte-shume-e-rendesishme-edhe-permbajtja-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 9:38

Peci për një takim të mundshëm nga Osmani: Përveç ftesës është shumë e rëndësishme edhe përmbajtja e saj

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 9:38

Deputeti nga lista e Vetëvendosjes, Faton Peci, tha se edhe në seancën e sotme do të provojnë të themelojnë Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit/es. 

“Ne çdo ditë vijmë me vullnet pozitiv me shpresën që edhe parttitë tjera do të reflektojnë. Ne edhe sot do të provojmë të themelojmë komisionin”.

I pyetur për një takim të mundshëm me të gjitha partitë të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, Peci tha se janë për dialog, por se duhet ta shohin edhe përmbajtjen e ftesës.

“Përveç ftesës është shumë e rëndësishme edhe përmbajtja e ftesës”.

Ai po ashtu tha se e kanë të njëjtin emër për kryeparlamentare – Albulena Haxhiun.

Dje Presidenca e Kosovës tha se Osmani “tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë”.

“Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, tha dje këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina./Express/