Peci për Haxhiun: Kur disfatave u qet byber të 'patriotizmit të lodhët', bën dëm më shumë se kushedi sa bashkëpunëtorë të BIA-s - Gazeta Express
string(123) "peci-per-haxhiun-kur-disfatave-u-qet-byber-te-patriotizmit-te-lodhet-ben-dem-me-shume-se-kushedi-sa-bashkepunetore-te-bia-s"

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 17:14

Peci për Haxhiun: Kur disfatave u qet byber të ‘patriotizmit të lodhët’, bën dëm më shumë se kushedi sa bashkëpunëtorë të BIA-s

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 17:14

Ish-ambasadori Lulzim Peci i quajti “patritizë të lodhët” deklaratat e ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu rreth lidhjes së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të vendit, Radomir Llaban me BIA-n serbe.

“Kjo puna kur gabimeve apo disfatave ju qitet byber i nje “patriotizmi te lodhet” – sado absurde qe duket – per te u shitur si viktime qe nuk zbaton “padrejtesite”, i bene dem vendit me shume se kushedi sa bashkepunetore te BIA-s”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Bashkepunetoret e BIA-s zihen, nxjerren para gjykatave dhe denohen – me kaq mbaron kjo pune! Mirepo, pa vendim gjyqesor te behet thirrje dhe te deklarohet dikush si rrezik per siguri kombetare nga krere te shtetit, eshte nje precendt shume i rrezikshem, i cili mund te na perplaset fytyres!”, shtoi ai.

Peci shkroi se “mospajtimi me vendim te gjykatave mund te jete edhe legjitim”, por shtoi se “nese nuk zbatohet, ne kete rast vendimi i Gjykates Kushtetuese, ai ne rastin me te lehte eshte thyerje e ligjit e ne me te rendin krim”.