Peci: Opozita është bërë sikur shtinset e katunit - Gazeta Express
string(48) "peci-opozita-eshte-bere-sikur-shtinset-e-katunit"

Gazeta Express

23/11/2022 21:08

Peci: Opozita është bërë sikur shtinset e katunit

Gazeta Express

23/11/2022 21:08

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se pjesa më e madhe e opozitës janë bërë sikur në gjuhën popullore që thuhet ‘shtinset e katunit’.

Peci në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se opozita po e përqesh çdo veprim të kryeministrit Albin Kurti.

“Unë nuk po e kuptoj, unë e dëgjoj opozitën në kuvend e në paraqitjet që i kanë, thojnë veq: A Albini lshoj pe, e kritikojnë, a Albini nuk lëshojë pe, dalin e kritikojnë. Duhet me u përcaktu ka po doni me shku. Pjesa më e madhe e opozitës është bërë ajo që në gjuhën popullore thuhet sikur shtinset e katunit, që vetëm përqeshin”.