Peci: MSh të merret urgjentisht me shitjen e barërave nga distributorë të pautorizuar - Gazeta Express
string(84) "peci-msh-te-merret-urgjentisht-me-shitjen-e-barerave-nga-distributore-te-pautorizuar"

Lajme

Gazeta Express

18/12/2022 7:16

Peci: MSh të merret urgjentisht me shitjen e barërave nga distributorë të pautorizuar

Lajme

Gazeta Express

18/12/2022 7:16

Ish-ambasadori dhe drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se Ministria e Shëndetësisë duhet të merret urgjentisht me shitjen e barërave të llojllojshme, të prodhuesve dhe distributoreve të pautorizuar, të cilët po i reklamojnë ato pa asnjë hezitim në rrjetet sociale.

Peci ka shkruar në Facebook se nuk mund të lejohet që personat e painformuar të pësojnë nga këto ”barera”, që mund të kenë ndikim negativ në shëndetin e tyre.

“Shteti duhet të veproj pa asnjë vonesë”, ka shkruar ai.