Peci: Kurti mori besimin më të madh, institucionet duhet të formohen sa më parë - Gazeta Express
string(77) "peci-kurti-mori-besimin-me-te-madh-institucionet-duhet-te-formohen-sa-me-pare"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 10:13

Peci: Kurti mori besimin më të madh, institucionet duhet të formohen sa më parë

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 10:13

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë thirrje për themelimin e menjëhershëm të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke e cilësuar rezultatin zgjedhor si një moment historik për demokracinë në Kosovë.

“Kosova duhet t’i themelojë institucionet sa më parë. Një nga arsyet është se në procesin zgjedhor të 9 shkurtit Kosova i ka dhënë besimin më të madh në histori një subjekti politik dhe një koalicion në krye të cilit e ka drejtuar kryeministri në detyrë Albin Kurti,” deklaroi Peci.

Ai shtoi se nuk ka pasur ndonjëherë më parë një personalitet në Kosovë që ka marrë një mbështetje më të madhe qytetare se Kurti në këto zgjedhje.

“Nuk ka pasur asnjëherë në historinë e Kosovës personalitet që ka marrë besim më të madh qytetar se Albin Kurti me datën 9 shkurt,” tha Peci.

Ministri në detyrë theksoi rëndësinë e funksionimit institucional për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.

“Të gjithë duhet t’i thirrim arsyes për nevojën që të kemi institucione, që të kemi një qeveri të mandatuar nga Kuvendi dhe të kemi konstituimin e Kuvendit sa më parë,” u shpreh ai.