string(86) "peci-kriza-ne-kuvend-do-te-vazhdoje-derisa-ceshtja-te-referohet-ne-gjykate-kushtetuese"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 6:52

Peci: Kriza në Kuvend do të vazhdojë derisa çështja të referohet në Gjykatë Kushtetuese

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 6:52

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, vlerëson se kriza me konstituimin e Kuvendit do të vazhdojë derisa kjo çështje t’i referohet Gjykatës Kushtetuese.

“Unë besoj që opinoni i gjerë publik tani e ka parë dhe realisht çfarë është duke u bërë. Unë personalisht mendoj që kjo krizë do të vazhdojë derisa kjo çështje nuk referohet në Gjykatë Kushtetuese edhe mendoj që kemi nevojë edhe njëherë me ‘lodhë’ Gjykatën Kushtetuese”, tha Peci.

Ish ambasadori Peci gjithashtu tha se qeveria në detyrë me Albin Kurtin është duke abuzuar me pushtetin me vendimet që janë duke marr.

“Qeveria e tanishme është duke abuzuar me pushtetin. Ata nuk kanë të drejtë, kur ju ka dalë mandati, kur as në qeveri në detyrë nuk janë realisht, me marrë vendime çfarë janë duke marrë. Ky është abuzim klasik me pushtetin. Të njëjtin abuzim po tentohet të bëhet edhe në Kuvendin e Kosovës”, tha Peci, për RTV21.

Lidhur me takimin e Albin Kurtit me Memli Krasniqin, Peci tha se ky takim ka sjell mbyllje të dialogut politik.

“Pikërisht pas takimit me kryetarin e PDK-së Krasniqin, Kurti dhe LVV e bënë këtë lojë me të cilën unë besoj që ka humbur në tërësi edhe ai pak besim i ndërsjellë që ka ekzistuar në mes LVV-së dhe partive të tjera, në këtë rast PDK-së. Me këtë mendoj që në një formë i është mbyllur edhe dera e dialogut politik”, tha Peci