Peci i reagon Osmanit: Po të ishte zbatuar marrëveshja e Trump, do të kishim gazin, hekurudhat…Qeveria Kurti e hodhi në shportë - Gazeta Express
string(124) "peci-i-reagon-osmanit-1po-te-ishte-zbatuar-marreveshja-e-trump-do-te-kishim-gazin-hekurudhatqeveria-kurti-e-hodhi-ne-shporte"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 14:10

Peci i reagon Osmanit: Po të ishte zbatuar marrëveshja e Trump, do të kishim gazin, hekurudhat…Qeveria Kurti e hodhi në shportë

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 14:10

Presidentja Vjosa Osmani në SHBA deklaroi se Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar në shtator të 2020-ës mes Kosovës dhe Serbisë, është zbatuar.

Ish-ambasadori, Lulzim Peci, i cili është edhe drejtor në Instittuin KIPRED, i reagoi Osmanit, duke thënë se “nga qielli mund të shihet” se kjo marrëveshje nuk është zbatuar, ndërsa akuzoi Qeverinë Kurti se i la vendit pasoja afatgjate me moszbatimin e saj.

“Po te ishte zbatuar Marreveshja e Ëashingtonit, sot Kosova do kishte gazin dhe do te behej nyje e shperndarjes se tij ne Shqiperine veriore, Mal te Zi dhe Serbi, si dhe nyje shume e rendesishme e infrastruktures rrugore dhe hekurudhore e rajonit! Mos te harrojme se ne vitin 2021, zyrtare te Qeverise se Kosoves e quanin ate gaz si “gaz rus” – dhe ate gazin qe do te shperndahej nga Greqia qe ne nje mase te konsiderueshmr do te vinte aty nga SHBA-te ne forme te lenget!”.

Për më tepër, thotë Peci, ndoshta deri më tani edhe do të ishte në përfundim linja hekurudhore Prishtinë-Durrës.

“Perpos kesaj do e kishim mbyllur edhe ceshtjen e menaxhimit te ujerave ne Liqenin e Ujmanit me Serbine. Dokumentin e fisibilitetit te hartuar nga SHBA-te per kete ceshtje as qe e shqyrtoi Qeveria e Kosoves – me demek e hudhi ne shporte! Do te ishte mire qe te behet nje vleresim zyrtar i Zbatimit te Marreveshjes se Ëashingtonit, ose ne vertete nuk ka nevoje fare te behet, pasi nga qielli mund te shihet se ajo nuk eshte zbatuar! Mos-zbatimi i kesaj marreveshjeje eshte gabimi me i madh dhe me pasoja afatgjate gjeopolitike per Kosoven i Qeverise Kurti 2!”.

Osmanit i ka reaguar edhe nënshkruesi i kësaj marrëveshje, ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili e akuzoi atë për hipokrizi.

“Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror. Marrëveshja që dikur e luftonte për vota, sot shërben për lavdi të rreme.  Jo, ti e Kurti nuk e keni zbatuar këtë marrëveshje. E keni luftuar atë. Tani po mundohuni ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA. Ky është kulmi i mashtrimit politik”, shkroi Hoti më herët./Express/