string(75) "peci-eshte-koha-e-fundit-qe-te-kerkohet-interpretim-nga-gjykata-kushtetuese"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 12:14

Peci: Është koha e fundit që të kërkohet interpretim nga Gjykata Kushtetuese

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 12:14

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka deklaruar se përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje që të bëjë “akrobacione me mënyrën e votimit për kryetarin e Kuvendit paraqet aktin e fundit të humbjes së besimit dhe kuptueshmërisë së dialogut politik për tejkalimin e krizës së tanishme”.

Sipas tij, mënyra e votimit nuk e zgjidh krizën, por këtë mund ta bëjë vetëm marrëveshja politike.

“Imponimi nuk zgjidh asgjë, përkundrazi tregon moskapacitet për marrëveshje! E drejta për të propozuar nuk nënkupton të drejtën e zgjedhjes”, shkroi Peci në Facebook.

Ai thotë se “është koha e fundit që të kërkohet interpretim nga Gjykata Kushtetuese, për ta tejkaluar këtë bllokadë”.