Peci e thotë edhe këtë: PDK, LDK, AAK dhe Lista Srpska ngritën dorën kundër mbesës së Nënës Ajshe - Gazeta Express
string(94) "peci-e-thote-edhe-kete-pdk-ldk-aak-dhe-lista-srpska-ngriten-doren-kunder-mbeses-se-nenes-ajshe"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 12:33

Peci e thotë edhe këtë: PDK, LDK, AAK dhe Lista Srpska ngritën dorën kundër mbesës së Nënës Ajshe

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 12:33

Deputeti i Guxo-s, Faton Peci ka reaguar pasi Donika Gërvalla u votua kundër nga partitë e tjera politike.

Përmes një postimi në Facebook, Peci tha se kjo ditë do të mbetet në memorien e tij, pasi siç thotë “PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe u bashkuan kundër mbiemrit Gërvalla”.

Postimi i plotë:

Dita e sotme do të mbetet në memorien time për gjithë jetën.

Jo vetëm për dorën e ngritur kundër Albulena Haxhiut, por sepse pashë me sytë e mi, në sallën e Kuvendit, dorën e ngritur në kor nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, kundër që Donika Jusuf Gërvalla, mbesa e Nënës Ajshe të jetë Kryetare e Kuvendit të Republikës.

Të bashkuar kundër formimit të qeverisë, kundër mbiemrit Gërvalla, që është simbol i krenarisë dhe vulë e historisë!