Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, sot kanë qëndruar në Suharekë ku kanë ndjekur nga afër korrjen e grurit në arat e fermerit suharekës, Xhemë Beqiraj.
Beqiraj ishte kujdesur që për Kurtin e Pecin të sillte dhe dy bostanë, të cilët kreu i LVV-së e bashkëkryetari i GUXO-së, i kanë prerë e shijuar.
Xhemë Beqiraj në vitin 2023 figuron si përfitues i një granti prej 100 mijë euro. Në vitin 2024 ai është parë në tubimin e GUXO-s në Suharekë, kur kjo parti kishte themeluar degën.