Peci "distancohet" nga prokurimi në Ministri pas bastisjes: Të vërtetën ta thonë institucionet dhe ata që u intervistuan - Gazeta Express
string(117) "peci-distancohet-nga-prokurimi-ne-ministri-pas-bastisjes-te-verteten-ta-thone-institucionet-dhe-ata-qe-u-intervistuan"

Lajme

Gazeta Express

21/03/2025 13:36

Peci “distancohet” nga prokurimi në Ministri pas bastisjes: Të vërtetën ta thonë institucionet dhe ata që u intervistuan

Lajme

Gazeta Express

21/03/2025 13:36

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci, ka folur për bastisjen e djeshme në ministrinë që ai drejton. Ai në një farë forme është distancuar nga krejt cka ndodhi dje në ministrinë që e udhëheq.

Peci tha se në media nuk është raportuar e vërteta dhe ka qenë shpifje, derisa shtoi se atë mund të thonë vetëm institucionet e drejtësisë. “Të vërtetën le ta thonë institucionet e drejtësisë dhe aktorët që janë intervistuar”, tha Peci.

Ndryshe, dje, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte njoftuar se me qëllim të verifikimit të pretendimeve apo dyshimeve për veprimet e disa zyrtarëve publikë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me renovimin e objektit që e shfrytëzonte AAK-ja, ka autorizuar Policinë e Kosovës, që të kryejë veprime hetimore në mbledhjen dhe sigurimin e provave për sqarimin e rrethanave të çështjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement