Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 duke folur për vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte tha se kompromisi i Kosovës është dërgimi i Asocicaiconit në Gjykatën Kushtetuese.
”Kompromisi kyq për Kosovën është dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese dhe më vonë zbatimi i tij. Edhe një çështje që ka nevojë të negociohet është çështja e statusit të Kishës ortodokse në Kosovë, këto janë dy pikat kyqe që kërkohet të rregullohen nga ana jonë.
Kurse kompromisi i Serbisë është që të bëjë një njohje de facto të pavarsisë së Kosovës në këtë fazë”, tha Peci.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...