Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 duke analizuar mundësinë e një koalicioni mes dy partive tha se as Lëvizjes Vetëvendosje nuk i duhet Lidhja Demokratike e Kosovës dhe as Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk i duhet Lëvizja Vetëvendosje në këtë momentum politik.
”As LVV-së nuk i duhet LDK-ja dhe as LDK-së nuk i duhet LVV-ja në këtë momentum politik, mendoj që pas kësaj LDK-ja e ka thënë disa herë se ata e kanë synimin që të arrihet marrëveshja për presidentin e jo qeverinë, qëndrim korrekt dhe nëse bash deshirojmë me vazhdu përpara duhet të kemi një marrëveshje”, tha Peci.