Pecas: Shpresoj që Franca të bëjë hapa pozitiv drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE - Gazeta Express
string(92) "pecas-shpresoj-qe-franca-te-beje-hapa-pozitiv-drejt-integrimit-te-ballkanit-perendimor-ne-be"

Gazeta Express

28/01/2020 15:20

Pecas: Shpresoj që Franca të bëjë hapa pozitiv drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Gazeta Express

28/01/2020 15:20

Shpresojmë se edhe Franca është në disponim të bëjë hapa të cilat do të na çojnë deri në një rezultat më të mirë në Këshillin Evropian të ardhshëm në mars, tha zëvendësministri nën kryeministrin dhe zëdhënës i Qeverisë greke Stelios Pecas, lidhur me perspektivën në BE të Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh atë se zgjerimi do të jetë njëra ndër temat e takimit të sotëm të kryeministrit grek Kirjakos Micotakis me presidentin francez Emanuel Makron në Paris.

Në brifingun e sotëm me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s nga Athina, nëse Micotakisi do të përpiqet ta bindë Makronin që ta ndryshojë qëndrimin për Maqedoninë e Veriut  dhe Shqipërinë, duke i marrë parasysh  pozicionet franceze nga një anë dhe nismat për mbështetje nga ana tjetër, Pecasi tha se Micotakisi do ta prezantojë pozicionin grek dhe shfaqi shpresl se Parisi do të bëjë hapa drejt një rezultati më të mirë në Samitin e ardhshëm në mars.

Lexo Edhe:

“Mendoj se është edhe një mundësi ta tregojë vullnetin e Greqisë, në mënyrë të koordinuar të shkojmë përpara me zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse kjo është në interes edhe të këtyre vendeve, por edhe të vetë vendeve. Do ta prezantojmë këtë kornizë dhe shpresojmë se edhe nga ajo që pamë në periudhën e kaluar, se edhe Franca është në disponim të bëjë hapa të cilat do të na çojnë deri në një rezultat më të mirë në Këshillin Evropian të ardhshëm në mars”, tha Pecasi.

Kryeministri grek nesër niset për në Paris, ndërsa në takimin me presidentin francez do të bëhet fjalë për temat lidhur me BE-në, për çështjet dypalëshe, për memorandumin midis Turqisë dhe Libisë, si dhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Micotakisi, nga Parisi do të shkojë në Bruksel ku  mbrëmje do të ketë mbrëmje pune me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel./GazetaExpress/