Pecas: Pala franceze është e hapur për kompromis, tani jemi optimistë për integrimin e RMV-së - Gazeta Express
string(91) "pecas-pala-franceze-eshte-e-hapur-per-kompromis-tani-jemi-optimiste-per-integrimin-e-rmv-se"

Pecas: Pala franceze është e hapur për kompromis, tani jemi optimistë për integrimin e RMV-së

Gazeta Express

19/02/2020 15:24

Shumë është pozitive ajo që konferenca vjen në kushte kur duket se pala franceze, e cila ka pasur kundërshtime të rëndësishme në këtë teme, tani është më e hapur për kompromis.

Çdoherë jemi me dozë të rezervës, por jemi pak më tepër optimistë, tha zëvendës ministri nën kryeministrin dhe zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas, në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s nga Athina, lidhur me konferencën ministrore për Ballkanin perëndimor, që të hënën do të mbahet në Selanik.

Lexo Edhe:

“Mendoj se ky forum është edhe një vegël që të mund ta zhvillojmë politikën tonë, e cila çdoherë e përkrah perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Shumë është pozitiv fakti se vjen në kushte kur duket se pala franceze, e cila ka pasur kundërshtime të rëndësishme në këtë temë, tani është më e hapur për kompromis. Çdoherë jemi me një dozë të rezervës, por jemi pak më tepër optimistë”, tha Pecas lidhur me atë se sa konferenca do të kontribuojë për përshpejtimin e perspektivës evropiane të Shkupit dhe Tiranës.

Të hënën, më 24 shkurt të vitit 2020, në Selanik do të mbahet konferenca për përkrahje të perspektivës evropiane të rajonit “Nga Selaniku deri në Zagreb”, ku do të marrin pjesë ministrat e punëve të jashtme të vendeve ballkanike, anëtarë të BE-së dhe shefat e diplomacive të shteteve kandidatë për anëtarësim nga Ballkani Perëndimor. Në konferencë do të merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Konferenca është pjesë e iniciativave greke për përkrahje të perspektivës evropiane të vendeve në rajon, ndërsa u paralajmërua në fund të nëntorit, siç atëherë publikoi MIA, në brifingun e rregullt me gazetarët në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, kur zëdhënësi i MPJ-së greke, Aleksandros Genimatas i ka përmendur aktivitetet që planifikon t’i ndërmerr Athina. Në fund të janarit, ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varviciotis e ka ftuar komisarin për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhei që të marrë pjesë në konferencën në Selanik./V.Leka/