Pecas: Marrëveshja e Prespës është marrëveshje ndërkombëtare - Gazeta Express
string(59) "pecas-marreveshja-e-prespes-eshte-marreveshje-nderkombetare"

Pecas: Marrëveshja e Prespës është marrëveshje ndërkombëtare

Gazeta Express

03/12/2019 16:14

Si kriter bazë dhe busull në politikën e jashtme, Greqia çdoherë e ka të drejtën ndërkombëtare siç është Marrëveshja e Prespës, edhe pse paralajmëruam se është e dëmshme, megjithatë është ratifikuar dhe jep rezultate”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët lidhur me qëndrimin e ish kryeministrit grek nga radhët e Demokracisë së Re, Andonis Samaras.

Siç ka njoftuar korrespondentja e MIA-s nga Athina, Pecas ka thënë se pozicionet e Samarasit janë të njohura dhe ka theksuar se Demokracia e Re “që nga momenti i parë e ka shprehur kundërshtimin e saj mbi Marrëveshjen e Prespës”.

Lexo Edhe:

“DR ka bërë gjithçka që mundej të mos nënshkruhet, përfshirë edhe propozimin për votimin e mosbesimit të Qeverisë, ka bërë gjithçka që ka mundur të mos ratifikohet dhe çdoherë ka rekomanduar se nga momenti kur do të ratifikohet, prodhon rezultate nga të cilat Greqia nuk mund të lirohet. Greqia është vend siç theksova edhe më parë lidhur me temat që i referohen marrëdhënieve greko- turke që çdoherë si kriter bazë dhe busull e ka të drejtën ndërkombëtare. Sipas kësaj, një marrëveshje ndërkombëtare siç është Marrëveshja e Prespës edhe pse kemi paralajmëruar se është marrëveshje e dëmshme dhe po jep rezultate”, ka thënë Pecas.

Siç ka publikuar dje MIA, ish kryeministri grek Andonis Samaras gjatë fjalimit të tij në Kongresin e 13-të të Demokracisë së Re ka thënë se çështje politike është se si Greqia do të çlirohet nga Marrëveshja e Prespës, pa e paguar çmimin.