Peach pas takimit me Kurtin: Dhashë mesazh të qartë, veprimet e qeverisë e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës - Gazeta Express
string(108) "peach-pas-takimit-me-kurtin-dhashe-mesazh-te-qarte-veprimet-e-qeverise-e-kane-demtuar-reputacionin-e-kosoves"

Peach pas takimit me Kurtin: Dhashë mesazh të qartë, veprimet e qeverisë e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës

Gazeta Express

31/05/2023 18:59

Emisari britanik, Stuart Peach ka dalë me një deklaratë publike pas vizitës në Kosovë, duke thënë se veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës kanë shkaktuar pasoja dhe ia kanë dëmtuar imazhin ndërkombëtar dhe reputacionin te aleatët.

Ai ka thënë se Britania e Madhe ka qëndruar pranë Kosovës dhe do të vazhdojë të qëndrojë edhe tani, por ka shprehur qëndrimin e tij se kjo qasje e qeverisë, do ta vështirësojë situatën.

Lexo Edhe:

“Kjo është vizita ime e katërt në Kosovë dhe po ndodh në një kohë të vështirë. Kam takuar Kryeministrin Kurti si dhe Zëvendëskryeministrin Gërvalla Ministrin e Mbrotjes Mehaj, KFOR-in dhe Ambasadorin Hovenier.  Në takimin me Qeverinë, kam përçuar një mesazh shumë të qartë: verpimi i Qeverisë së Kosovës për të imponuar vendosjen e kryetarëve në objektet komunale me forcë, ishte i pamatur dhe ka shkatuar pasoja të dëmshme. Është e nevojshme që të gjitha palët të angazhohen për de-eskalim”, ka shkruar Peach.

Ai ka thënë se nga bisedat me homologët në Uashington dhe Bruksel ka kuptuar se Kosova është dëmtuar si për nga imazhi, ashtu edhe te reputacioni që e kishte te vendet e aleate.

“Po vështroj me kujdes ngjarjet dhe po bisedoj me homologët në Uashington, Bruksel dhe përtej. Këto diskutime e kanë bërë të qartë për mua se këto ngjarje kanë dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe reputacionin e saj te aleatët.  Britania e Madhe ka qëndruar pranë Kosovës në kohëra të mira dhe të këqija si mike dhe mbështetëse dhe do të vazhdojë kështu, por veprimet e njëanshme vetëm sa do të përkqeësojnë situatën”, ka shkruar në fund Peach. /GazetaExpress