PDK-ja në kërkim të Agim Veliut: Lusim qytetarët nëse e shohin, të na lajmërojnë - Gazeta Express
string(77) "pdkja-ne-kerkim-te-agim-veliut-lusim-qytetaret-nese-e-shohin-te-na-lajmerojne"

PDK-ja në kërkim të Agim Veliut: Lusim qytetarët nëse e shohin, të na lajmërojnë

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 12:59

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ironizuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, meqenëse nuk po merr pjesë në seanca, raporton Express.

Në seancën e sotme, Musliu ka vendosur një fotografi të Veliut në vendin ku ulet dhe ka lutur të gjithë ata që e shohin t’i tregojnë se e ka obligim ligjor të vijë e të raportojë.

Lexo Edhe:

“Kërkohet Ministëri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu! Lusim qytetarët që nëse e takojnë këtë përson ti tregojnë se e ka obligim ligjor të vij të raportoj në Kuvend”, ka shkruar Musliu. /Express