Kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Riad Rashiti, ka thënë se PDK do të përkrah LDK-në në balotazhin e 9 nëntorit për zgjedhjet lokale në Gjilan, shkruan Express.
Rashiti ka thënë se ky vendim është marrë duke e pasur parasysh interesin e qytetarëve.
Ai ka ftuar të gjithë përkrahësit e PDK-së që të votojnë Arbër Ismajlin për kryetar të Gjilanit.
Ismajli do të përballet në balotazh me kandidatin e VV-së dhe kryetarin aktual Alban Hysenin.
Postimi i plotë:
PDK në Gjilan përkrah Arbër Ismajlin në balotazh
Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, pas konsultimeve të gjera me strukturat e saj dhe në interes të qytetarëve të Gjilanit, ka vendosur të mbështesë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Arbër Ismajli, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Ky vendim është marrë duke u udhëhequr nga interesi i përgjithshëm i qytetarëve tanë dhe nga nevoja për një ndryshim real në qeverisjen lokale, që garanton zhvillim, transparencë dhe bashkëpunim në dobi të qytetarëve e jo të interesave të ngushta politike.
PDK Gjilan beson se bashkimi i forcave pozitive është rruga e duhur për të garantuar katër vite të qëndrueshme, me vizion dhe përgjegjësi për qytetin tonë.
Ne jemi të bindur se Arbër Ismajli do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Gjilanit, me një qeverisje që do të punojë për zhvillim ekonomik, investime në infrastrukturë, arsim cilësor dhe mirëqenie sociale.
Ftojmë gjithë anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët që ndajnë vlerat tona të përbashkëta, të dalin në balotazh dhe ta votojnë Arbër Ismajlin për kryetar të Gjilanit.
Sepse Gjilani meriton ma mirë dhe bashkë këtë mund ta bëjmë realitet.
Muaji i nëntorit sjell zbritjet më të mëdha të vitit në foleja! Black November ka nisur, dhe laptopët nga...