PDK thotë se nuk do të bëjnë pengesa për Projektligjin e Rimëkëmbjes - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

22/09/2020 16:33

PDK thotë se nuk do të bëjnë pengesa për Projektligjin e Rimëkëmbjes

Lajme

Gazeta Express

22/09/2020 16:33

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është diskutuar edhe Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike.

Ai duke folur për këtë projektligj ka thënë se PDK-ja nuk dëshiron të bënë pengesa.

Kjo parti edhe më herët ishte deklaruar se do ta votojë këtë projektligj, nëse merren parasysh disa nga propozimet e tyre.

“PDK ka përkrahur të gjitha marrëveshjet financiare dhe kemi votuar rishikimin e buxhetit. Kemi dhënë iniciativa që kanë qenë të duhura. Tash jemi në një situatë kur flasim për ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Nuk dëshirojmë të bëjmë pengesa në këtë drejtim”, tha Hmza.

Hamza ka thënë se bizneset duhet të përkrahen. Ai tha se po kërkojnë  të ulen dhe ta bëjnë më të mirë për vendin sepse ky ligj nuk është adekuat që i përkrah bizneset.

Ndërsa sa i përket  fondi i kursimeve pensionale tha se janë të interesuar që një pjesë e madhe të investohet për qytetarët e Kosovë.

“Një pjesë duhet të jetë në ekonominë e Kosovës. Është gabim të ndodh që investimet në projektet kapitale nuk e kanë dinamikën e duhur.

Ai tha se propozimi i tyre është që kontributpaguesit deri ne 10 mijë euro duhet të rimbursohen  që kur të dalin në pension ti kenë pagesat e tyre.

Hamza ka vlerësuar se gjendja ekonomike në përgjithësi është e rëndë.