PDK shpenzoi mbi 263 mijë euro në tre muajt e fundit - Gazeta Express
string(52) "pdk-shpenzoi-mbi-263-mije-euro-ne-tre-muajt-e-fundit"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 12:46

PDK shpenzoi mbi 263 mijë euro në tre muajt e fundit

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 12:46

Gjatë tremujorit prill-qershor 2025, Partia Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 263 mijë e 753 euro, sipas të dhënave të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Nga këto para të shpenzuara, 153 mijë e 456 euro shkuan për paga, ndërsa 107 mijë e 947 u shpenzuan për mallra dhe shërbime. Për qira PDK dha 4599 euro, ndërsa për marketing PDK 2000 euro.

Po ashtu, kjo parti pranoi donacione 5197 euro.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka publikuar shpenzimet e partive politike parlamentare gjatë tremujorit prill-qershor 2025.

KQZ tha se këtë raport e publikoi me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike. Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.