PDK shkon në Reçak, Naim Ismajli: Debatuam edhe për programin tonë, jemi alternativa e vetme - Gazeta Express
string(89) "pdk-shkon-ne-recak-naim-ismajli-debatuam-edhe-per-programin-tone-jemi-alternativa-e-vetme"

PDK shkon në Reçak, Naim Ismajli: Debatuam edhe për programin tonë, jemi alternativa e vetme

Lajme

Gazeta Express

12/01/2025 21:52

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Naim Ismajli ka qenë në Reçak.

Aty thotë se kanë debatuar edhe per progremin e PDK-së, u thotë se PDK është alternativa e vetme.

Lexo Edhe:

Ka shtuar se” kjo vizitë ishte një përkujtim i dhimbjes dhe sakrificës së madhe të popullit tonë, si dhe një reflektim për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më të sigurt për Kosovën”.

“Sot, së bashku me mikun tim Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, ishim në Reçakun historik në prag të përvjetorit të masakrës së Reçakut. Kjo vizitë ishte një përkujtim i dhimbjes dhe sakrificës së madhe të popullit tonë, si dhe një reflektim për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më të sigurt për Kosovën. Kujtimi i Reçakut do të mbetet përjetësisht në zemrat tona, si simbol i rezistencës dhe guximit për liri. Në Reçak sot debatuam edhe për programin politik të PDK-së, ku morëm mbështetje nga qytetarët. PDK është alternativa e vetme për Kosovën”, ka shkruar Ismajli. /Gazeta Express