“PDK-së më nuk i mjafton më veç me qenë pjesë e garës – Është e rëndësishme e partisë që Urani të shkojë në balotazh", Olluri komenton fushatën - Gazeta Express
string(138) "pdk-se-me-nuk-i-mjafton-me-vec-me-qene-pjese-e-gares-eshte-e-rendesishme-e-partise-qe-urani-te-shkoje-ne-balotazh-olluri-komenton-fushaten"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 21:42

“PDK-së më nuk i mjafton më veç me qenë pjesë e garës – Është e rëndësishme e partisë që Urani të shkojë në balotazh”, Olluri komenton fushatën

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 21:42

Sonte në Pressing po diskutohet për zgjedhjet lokale dhe gjasat e partive nëpër komuna.

Panelisti Parim Olluri tha se PDK’së nuk i mjafton veç me qenë pjesë e garës në Prishtinë, por është e rëndësishme që Uran Ismaili të shkojë në balotazh apo të fitojë.

“PDK nuk i mjafton vec me kon pjesë e garës, është një garë e rëndësishme për PDK që Urani të shkojë në balotazh apo me fitu, sepse nuk i arsyeton askush me mbet jashtë balotazhit”.

Ai shton se nëse në Drenas fiton Ramiz Lladrovci si i pavarur, dhe në Prishtinë, PDK’ja nuk ka rezultat të mirë, atëherë kjo do t’i faturohet kryesisë së PDK’së si një dështim i madh.

“Sidomos pas asaj që ka ndodh në Drenas. Aty e humb PDK komunën, e Lladrovci si i pavarur fiton, edhe në Prishtinë nuk ki rezultat të mirë, i bjen që kryesisë i faturohet një dështim i madh”, tha ai.