Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të mbajë të mërkurën konferencë për media.
Kjo konferencë do të mbahet nga ora 14:00 në selinë e këtij subjekti politik.
Nuk është theksuar arsyeja e konferencës, por sot Gjykata Supreme konstatoi se ministri Hekuran Murati ka shkelur ligjin duke nënshkruar udhëzim administrativ pasi mban edhe pozitë ekzekutive edhe atë të deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Gjykata shfuqizoi Udhëzimin Administrativ për arkat fiskale të nënshkruar nga Hekuran Murati pas mandatit si ministër.