PDK në Prishtinë: Morali dhe patriotizmi i anëtarëve të VV’së po përfundon në korrupsion dhe shpërdorim të detyrave - Gazeta Express
string(113) "pdk-ne-prishtine-morali-dhe-patriotizmi-i-anetareve-te-vvse-po-perfundon-ne-korrupsion-dhe-shperdorim-te-detyrave"

PDK në Prishtinë: Morali dhe patriotizmi i anëtarëve të VV’së po përfundon në korrupsion dhe shpërdorim të detyrave

Gazeta Express

30/09/2020 20:27

Dega e PDK’së në Prishtinë ka reaguar me një komunikatë pas arrestimit në flagrancë të një inspektori të Komunës së Prishtinës.

Inspektori ishte zënë duke marrë ryshfet, ndërkohë PDK e cilëson si aktivist të VV’së derisa edhe medie të tjera kanë raportuar se i dyshuari është anëtar i VV’së.

Lexo Edhe:

“Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, shpreh shqetësimin e thellë pas veprës skandaloze korruptive të inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës dhe aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gafurr V. Rexha”, thuhet në reagim.

“Arrestimi i inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr V. Rexha, i cili ishte punësuar në kohën e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje ku edhe tani vazhdon të jetë naëtar i këtij subjekti, është dëshmira më e mirë se morali dhe patriotizmi i anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje po përfundon në korrupsion dhe shpërdorim të detyrave zyrtare”, përfundon reagimi. /Express/