PDK mohon se Dardan Sejdiu do të jetë pjesë e kryesisë së partisë - Gazeta Express
string(65) "pdk-mohon-se-dardan-sejdiu-do-te-jete-pjese-e-kryesise-se-partise"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2021 11:56

PDK mohon se Dardan Sejdiu do të jetë pjesë e kryesisë së partisë

Lajme

Gazeta Express

05/08/2021 11:56

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu s’do të jetë anëtar i kryesisë së PDK-së. Këtë e kanë konfirmuar burime të Express brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Sot gjatë ditës disa media kanë publikuar një listë të anëtarëve të kryesisë së re të PDK-së ku në mesin e tyre figuron edhe emri i ish-anëtarit dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu.

Lexo Edhe:

Gazeta Express ka provuar disa herë ta kontaktojë Sejdiun për këtë çështje, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Në orën 16:00 mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së, ku pritet të propozohen e më pas të votohen anëtarët e Kryesisë së re të kësaj partie.