Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike e Kosovës, në fjalën e saj në Kuvend, ka bërë të ditur se kjo parti ka përgatitur një drafte rezolutë për ‘’mbrojtjen e së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës’’.
Ajo ka kërkuar që ajo të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës, dhe se për të, PDK është e hapur për diskutime, përcjell Gazeta Express.
‘’PDK ka përgatitu drafte rezolutë në mbrojtje të së vërtetës dhe dinjitet të viktimave të luftës. Sot s’kemi vetëm sfida politike e institucionale, por kemi një më të rrezikshme: Përpjekjen për ta shtrembëruar historinë tonë. Kujtesa është themeli mbi të cilin qëndrojmë si shoqëri. Kemi dhënë një draft propozim, jemi të gatshëm ta diskutojmë, kërkojmë ta fusim në rend dite si pikë e parë, menjëherë pas pyetjeve. Nuk ka kuptim që Kuvendi të sillet sot normalisht, dhe të mos ta miratojë këtë rezolutë si hap i parë, jemi të hapur për diskutim, për plotësime, për PDK është e domosdoshme që kjo rezolutë të hyjë në rend të ditës, dhe të jetë pika e parë’’, ka thënë ajo. /GazetaExpress
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...