PDK: Kurti gënjeu për reciprocitetin, ka publikuar një vendim gjysmak - Gazeta Express
string(67) "pdk-kurti-genjeu-per-reciprocitetin-ka-publikuar-nje-vendim-gjysmak"

Gazeta Express

01/04/2020 16:04

PDK: Kurti gënjeu për reciprocitetin, ka publikuar një vendim gjysmak

Gazeta Express

01/04/2020 16:04

Partia Demokratike e Kosovës i ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurtit duke thënë se i njëjti ka mashtruar për reciprocitetin. Nga partia që udhëhiqet nga Kadri Veseli i kanë përmendur Kurtit, premtimet për njohjen e diplomave në Preshevë, targat e dokumentet e udhëtimit, raporton Gazeta Express.

Përmes një komunikate për media, nga PDK’ja kanë deklaruar se Kurti pas mesnatës ka publikuar një vendim gjysmak, qesharak e teknik për kinse reciprocitet të plotë ekonomik, tregtar dhe politik me Serbinë.

Lexo Edhe:

“Janë për keqardhje veprimet populiste e vendimet qesharake të një kryeministri të shkarkuar, i cili në ditët e fundit të tij në krye të qeverisë, ka vënë në lajthitje seriozitetin e shtetit të Kosovës dhe po luan me ndjenjat e sinqerta të qytetarëve të Kosovës. Bilanci negativ i mashtrimeve të këtij Kryeministri të shkarkuar, vetëm disa orë pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se ka shkelur Kushtetutën – janë pamja më e qartë e pazotësisë së tij dhe dëmit që po i bën Kosovës”, thuhet në reagim, derisa i kanë drejtuar edhe 10 pyetje për Kurtin.

“PDK-ja konsideron se kryeministri shkarkuar Kurti nuk e ka seriozisht reciprocitetin e as tarifat, por vendimi i djeshëm ishte një lojë dhe mashtrim i radhës ndaj qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, e veçmas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat janë të qarta në kërkesat e tyre.  Ne ftojmë qeverinë të luaj rolin e vet kushtetues të kujdestarit veçmas në ballafaqimin me pandeminë e virusit COVID-19 dhe ndihmën emergjente ndaj ekonomisë së vendit”, shkruhet në komunikatë./GazetaExpress/