PDK: Kryeministri Kurti bëri puç qeveritar, Gjykata mbrojti rendin kushtetues - Gazeta Express
string(75) "pdk-kryeministri-kurti-beri-puc-qeveritar-gjykata-mbrojti-rendin-kushtetues"

PDK: Kryeministri Kurti bëri puç qeveritar, Gjykata mbrojti rendin kushtetues

Gazeta Express

31/03/2020 18:46

Partia Demokratike e Kosovës e ka lëshuar një komunikatë për media, nëpërmjet të cilës ka bërë të ditur se “e mirëpret akgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për ta shpallur kundërkushtetues vendimin e qeverisë Kurti për kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore”.

PDK’ja ka vlerësuar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, bëri puç qeveritar, dhe se Gjykata Kushtetuese e mbrojti rendin kushtetues.

Lexo Edhe:

Sipas partisë së Kadri Veselit, “aktgjykimi i sotëm konfirmon ruajtjen e karakterit kushtetues dhe rendit demokratik të shtetit tonë ndaj çfarëdo përpjekjeje dashakeqëse të politikanëve, e fatkeqësisht në këtë rast të një qeverie, për ta marrë në dorë suprimimin e lirive e të drejtave të qytetarëve të Kosovës të cilat garantohen me kushtetutë dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njerëzve që ka miratuar Kosova”.

PDK’ja ka thënë se vlerëson se “shqetësimi i ngritur nga PDK ndaj këtij vendimi antikushtutues të qeverisë së shkarkuar Kurti si dhe nga shumë parti, institucione e qytetarë, sot fatmirësisht mori një epilog të drejtë dhe evitoi një precedent të rrezikshëm të Kryeminstrit të shkarkuar Kurti për t’i bërë një “puç qeveritar” rendit kushtetues e ligjor të vendit”.

“Republika e Kosovës përgjatë këtyre njëzet viteve, megjithë sfidat e mëdhaja përpara, fatmirësisht ka arritur të themeloj institucione profesionale e të pavaruara të cilat kanë gjykuar në mënyrë të paanshme dhe ruajtur karakterin kushtetues të vendit ndaj çfarëdo përpjeje politike për ta cënuar e sulmuar”, thuhet në komunikatën e PDK’së.

“PDK kërkon nga qeveria e shkarkuar Kurti dhe aktorët e tjerë ta respektojnë këtë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese”, thekson komunikata.

“PDK u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi  dhe ti respektojnë kërkesat e vendimet e institucioneve shëndetësore pavarësisht epilogut përfundimtar që i ka dhënë Gjykata vendimit skandaloz të qeverisë, i cili do të mbahet mend si përpjekja e fundit dashakeqëse për ta cënuar rëndë demokracinë e brishtë të Kosovës”, përfundon reagimi i partisë që udhëhiqej nga presidenti aktual, Hashim Thaçi. /Express/