Deputeti i betuar i PDK-së, Rashit Qalaj, ka dalë kundër Enver Hoxhajt sa i përket mundësisë së koalicionit PDK-VV.
Hoxhaj nuk e përjashtoi këtë mundësi sonte në Rubikon por Qalaj ka thënë se ky nuk është qëndrim i partisë.
“Zotëri Hoxhaj është një personalitet i rëndësishëm në PDK. Meqenëse është në politikë që nga paslufta dhe ka qenë anëtar i PDK-së dhe bartës i funksioneve publike shumë të rëndësishme të këtij vendi”, ka thënë Qalaj ne Klan Kosovës.
“Kam një respekt të madh për z. Hoxha, e dëgjova, e pashë emission pak më herët, dhe i cili e dha një mendim personal në lidhje me koalicioinin e mundshëm që sipas tij do ta përkrahte me Lëvizjen Vetëvendosje”.
“Por ky nuk është qëndrim i organeve të partisë as i kryesisë, as i grupit parlamentar, as i këshillit drejtues”.
“Është një qëndrim personal i z. Hoxha. Unë fare thjesht mund të them që as nuk do të ketë, as nuk ka koalicion me Lëvizjen VV”.
“Absolutisht jo në asnjë mënyrë nuk do ta votoja”.