PDK-ja nuk shkon në seancën ku votohet ligji për rimëkëmbje, Tahiri thotë se qeverisë i duhet reflektim - Gazeta Express
string(102) "pdk-ja-nuk-shkon-ne-seancen-ku-votohet-ligji-per-rimekembje-tahiri-thote-se-qeverise-i-duhet-reflektim"

Gazeta Express

11/11/2020 9:45

PDK-ja nuk shkon në seancën ku votohet ligji për rimëkëmbje, Tahiri thotë se qeverisë i duhet reflektim

Gazeta Express

11/11/2020 9:45

Në Partinë Demokratike të Kosovës nuk po diskutohet momentalisht se kush duhet të ulet në karrigen e presidentit, raporton Gazeta Express.

Para mediave, deputeti Abelard Tahiri ka thënë sot se momentalisht qëndrimi i tyre është që për një javë nuk do të marrin pjesë në angazhimet e Kuvendit.

Lexo Edhe:

“Kjo nuk është temë, as nuk është diskutuar, para jush prezantova qëndrimin tonë dhe mospjesëmarrjen në angazhimet e Kuvendit brenda kësaj jave”, ka thënë ai.

Sa i përket Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike që pritet të dërgohet për votim në Kuvend, ai thotë se është përgjegjësi e koalicionit që t’i kalojnë projektligjet.

“Për secilin ligj do të tregojmë më herët, ky koalicion nuk po arrinë të kalojë asnjë projektligj të vetë, besojmë që atyre ju duhet një reflektim i thellë”, ka thënë ai./GazetaExpress/