Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur dje një konferencë për media, ku ftoi publikisht kryetarët e dy partive opozitare, Lutfi Hazirin nga LDK-ja dhe Riad Rashitin nga PDK-ja, për një takim zyrtar lidhur me miratimin e buxhetit komunal për vitin 2025.
Hyseni bëri të ditur se takimi ishte planifikuar të mbahej sot në orën 10:00.
Por, Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan e ka refuzuar ftesën, duke e cilësuar atë si të vonuar dhe të panevojshme.
“Partia Demokratike e Kosovës e konsideron tejet të vonuar ftesën zyrtare të kryetarit të komunës për t’u takuar me kryetarin e degës së PDK-së, Riad Rashiti, për të diskutuar seriozisht dhe profesionalisht lidhur me miratimin e buxhetit komunal për vitin 2025”, thekson PDK-ja.
Sipas PDK-së, situata e krijuar është rezultat i mungesës së pjekurisë politike nga ana e kryetarit Hyseni, e cila, sipas tyre, ka çuar komunën në një gjendje kaosi në të gjitha aspektet dhe fushat.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...