PDK e mbështet marshin e "Liria ka Emër", Krasniqi: Ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkohen - Gazeta Express
string(88) "pdk-e-mbeshtet-marshin-e-liria-ka-emer-krasniqi-ftoj-te-gjithe-qytetaret-qe-ti-bashkohen"

PDK e mbështet marshin e “Liria ka Emër”, Krasniqi: Ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkohen

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 17:08

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka dalë në mbështetje të marshit për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ky marsh i organizuar më 2 prill nga ora 14:00 në Prishtinë nga platforma “Liria Ka Emër”, bëhet në solidarizim me krerët e UÇK-së një ditë para nisjes së procesit gjyqësor në Hagë.

Lexo Edhe:

Krasniqi nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen këtij marshi.

“Liria dhe pavarësia e Kosovës qëndrojnë mbi përpjekjen shekullore të popullit tonë dhe sakrificës sublime të dëshmorëve dhe pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo e vërtetë historike është e vërteta e Kosovës. Janë nderi dhe krenaria jonë kombëtare. Sot, është obligim dhe detyrë e jona, qytetare e patriotike, që këtë të vërtetë ta mbrojmë nga çdo tendencë për tjetërsim”, ka shkruar Krasniqi.