Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku, pas mbledhjes së përbashkët të kryesisë dhe grupit parlamentar të partisë tha se kanë marrë vendim që të mbledhin Këshillin Drejtues në ditët e ardhshme dhe që aty të vendoset për hapat tutje.
Kjo mbledhje erdhi një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila caktoi 34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit.
“Vendimi ynë sot është që do të thërrasim mbledhjen e Këshillit Drejtues brenda pak ditësh ku do të diskutojmë për aktualitetin e rëndë politik në Kosovë dhe ku do t’i marrim vendimet për veprimet e ardhshme politike që na presin”.
Çitaku përsëriti se PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe tha se respektimi i vendimeve të gjukatës “s’është çështje diskutimi” për PDK’në.
Pak më herët, kreu i kësaj partie, Bedri Hamza, tha se s’kanë marrë ndonjë ftesë nga Vetëvendosje për të diskutuar mbi çështjen e presidentit./Express/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...