Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë një deklarimi për media ka bërë të ditur se kjo parti ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Tahiri, ka thënë se ky vendim ka nxjerrë në mënyrë të dhunshme rreth 1300 biznese në të ashtuquajturin treg të lirë, dhe duke rrezikuar qindra mijëra vende pune.
“Sot në emër të PDK-së në mbrojtje të interesit publik, në mbrojtje të qindra mijëra vendeve të punës, në mbrojtje të ekonomisë së vendit tonë. Sapo dorëzuam kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e vendimit të ZRRE-së, e cila në mënyrë të dhunshme nxori rreth 1300 biznese në të ashtuquajturin treg të lirë, sepse në Kosovë nuk ka treg të lirë, duke rrezikuar rreth qindra mijëra vende pune në vendin tonë dhe duke rrezikuar edhe ata pak prodhues dhe ndërmarrës në vendin tonë që mbajnë gjallë ekonominë e vendit tonë. Ne sot kërkuam një masë të përkohshme fillimisht nga Gjykata Kushtetuese, në mënyrë që të pezullohet implementimi i këtij vendimi dhe pastaj të shqyrtohet.
Nëse edhe ky vendim legjitimohet atëherë vendi jonë po e merr një tëpozhe që nuk e di se ku do të përfundojmë. Aktualisht rreth 900 biznese të mëdha të mese u është shkëputur energjia elektrike. Ekonomia e vendit po rrënohet. Shpresojmë shumë që Gjykata Kushtetuese ta rrëzoj në tërësi. ”, ka deklaruar mes tjerash Tahiri.