PDK: Dënojmë sulmin ndaj Policisë në veri, Qeveria të ketë strategji për mbrojtjen nga bandat kriminale - Gazeta Express
string(101) "pdk-denojme-sulmin-ndaj-policise-ne-veri-qeveria-te-kete-strategji-per-mbrojtjen-nga-bandat-kriminale"

PDK: Dënojmë sulmin ndaj Policisë në veri, Qeveria të ketë strategji për mbrojtjen nga bandat kriminale

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 11:43

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se është i shqetësuar për sigurinë e të gjithë qytetarëve në veri.

Lexo Edhe:

“Si GP i PDK-së e dënojmë ashpër sulmin ndaj Policisë së Republikës së Kosovës që ndodhi mbrëmë dhe që rezultoi me plagosjen e një polici” , tha ai.

Tahiri ka kërkuar që Qeveria e Kosovës ta trajtojë situatën në veri “me seriozitet dhe në mënyrë strategjike, e jo të reagojë ad-hoc”.

“Tashmë kemi edhe konfirmimin zyrtar të pranisë së bandave kriminale, të cilat pa dyshim që origjinën e kanë vecse në Serbi dhe askund tjetër. Pra e shohim një angazhim jashtëzakonisht të madh të shtetit serb për ta nxjerrë nga kontrolli jonë institucional këtë pjesë të Republikës së Kosovës. Mirëpo, Qeveria e Kosovës nuk duhet të ndërmarrë hapa sporadikë, nuk duhet të bëj veprime ad – hoc. Duhet të jetë e vëmendshme dhe duhet të ketë një strategji për trajtimin e kësaj zone mjaft problematike”, tha Tahiri.

Sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat në veri, Tahiri tha se Kosovës më shumë së kurrë i duhet një koordinim i madh me SHBA-në dhe Qeveria nuk duhet të lejojë që qytetarët atje të bien pre e provokimeve të bandave kriminale.

“Të gjithë janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të lejojmë që këta të bijnë pre e bandave dhe provokimeve të tyre, të cilët nuk duan t’i lejojnë të participojnë në këto zgjedhje, që t’i zgjedhin drejtuesit e tyre komunalë”, theksoi Tahiri.