Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv me mijëra qytetarë në Vushtrri.
Hamza ka thënë se gjeneratë pas gjenerate, njerëzit punëtorë e kanë ndërtuar këtë qytet dhe Kosovën.
“Faleminderit Vushtrri!
Gjeneratë pas gjenerate, njerëzit punëtorë e kanë ndërtuar këtë qytet dhe Kosovën.
Që nga bujku që nuk ndalet as në dimrin më të ftohtë, mësuesi që formon brezat, biznesmeni që krijon vende pune dhe i riu që nuk e lë vendin, por e ndërton atë.
Ju e mbani këtë vend dhe ne do ju mbështesim juve!”, ka shkruar Hamza.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...