Deri sot, Gjykata Supreme ka pranuar 43 ankesa administrative nga subjektet politike kundër vendimeve të PZAP’së.
Zëdhënësja e Supremes, Antigona Uka- Lutfiu, tha për Express se për 42 ankesa është vendosur, ndërsa ankesa e fundit është pranuar dje nga koalicioni PDAK-LpB në Ferizaj.
Ajo shtoi se kjo ankesë është në procedurë për vendosje dhe se ka të bëjë më rezultatet e QNR’së për votat e diasporës me postë.
“Lidhur me kerkesen tuaj, ju njoftojme se Gjykata Supreme, lidhur me Zgjedhjet Nacionale, deri me sot ka pranuar gjithsej 43 ankesa administrative (AA) nga subjektet politike/kandidatët, kunder vendimeve te Panelit Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa- PZAP. Per 42 ankesa eshte vendosur, derisa ankesa e fundit e paraqitur nga PDAK-LPB në Ferizaj, kunder vendimit të PZAP-së, A.nr. 631/2025, e pranuar dje, me date 11 mars 2025, është në procedure për vendosje. Ankesa ka te beje me rezultatet e QNR-se, per votat e diaspores, me poste”, tha ajo për Express.