PD: Spitali Rajonal i Shkodrës vatër infeksioni, qytetarët janë harruar dhe lanë pa shërbime - Gazeta Express

PD: Spitali Rajonal i Shkodrës vatër infeksioni, qytetarët janë harruar dhe lanë pa shërbime

Shqiperi

Gazeta Express

11/08/2020 20:18

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër me anë të një deklarate për mediat, shprehet se Spitali Rajonal në qytetin verior është shndërruar tashmë në një vatër të infeksionit.

Sipas PD të Shkodrës, Spitali Rajonal është shndërruar në vatër të infektimeve nga nisja e pandemisë së koronavirusit.

Në njoftimin e Partisë Demokratike të qytetit verior thuhet se qytetarët janë lënë pa shërbime dhe të harruar.

Postimi i PD Shkodër:

PARTIA DEMOKRATIKE,DEGA SHKODËR

Sot, çdo qytetar i qarkut Shkodër nuk ka më siguri në jetën e tij të përditshme. Bashkëjetesa me virusin e rrezikshëm COVID-19, sot më shumë se kurrë bën që çdo qytetar i Shkodrës të ndjehet i pasigurtë.

Nëse një qytetar i thjeshtë,me të ardhura minimale i drejtohet DSHP Shkodër për një tampon, aty pritet nga ngritja e supeve dhe nga përgjigja: “Nuk kemi mundësi për këtë shërbim, duhen shfaqur të gjitha shenjat e COVID-19. Izolohu në shtëpi, mos dil dhe monitoro veten”.

Qarku Shkodër në aspektin e shërbimit shëndetësor po përballet me neglizhencën e qeverisjes qëndrore. Qytetarë të harruar e pa shërbime, Spital Rajonal vatër infeksioni që nga fillimi i pandemisë, ku pjesa më e madhe e mjekëve u bënë “kurban” i kësaj qeverisje e kësaj Ministrie Shëndetësie, ku vlerat e shëndetësisë qëndrojnë tek shërbimi i rojeve me qindra e miliona lekë, tek lyerja e fasadave me ngjyra alla mavi, por jo tek shërbimi ndaj qytetarëve.

Kryeqendra e veriut, sot po përballet me mungesën e tamponëve dhe është larg vëmendjes së qeverisë,e cila i kthen sytë nga Shkodra vetëm në periudhë fushate për të mbushur kutiat dhe qytetarët dhe premtime boshe.

PartiaDemokratikeShkoder #PD #XhevdetAmuli