38 ditë para se të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme, Partia Demokratike ende nuk ka shpallur kandidatët me të cilët do të garojë në 6 bashkitë e vendit.
Lideri i opozitës Sali Berisha ndodhet jashtë vendit për shkak të takimeve me Partinë Popullore Evropiane dhe pritet të mbërrije në mbrëmje në Tiranë.
Ndaj për këtë arsye, nga e premtja pritet që të nisin lëvizjet në kampin opozitar për të filluar fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit.
Synimi i Partisë Demokratike është që në këtë betejë elektorale opozita të hyjë e bashkuar në të 6 bashkitë.
Mësohet se deri të dielën PD do të përmbyllë bisedimet me aleatët dhe mbledhjet e forumeve të saj për të shpallur publikisht 6 kandidatët e opozitës.
Ndërkaq ,të premten në selinë e PD do të mblidhen deputetët e Tiranës dhe kryetarët e degëve për të nisur fushatën për bashkinë më të madhe të vendit, bashkinë e kryeqytetit.