string(49) "pd-ne-shkoder-mori-10-mije-vota-me-pak-se-ne-2021"

Shqiperi

Gazeta Express

16/05/2025 21:45

PD në Shkodër mori 10 mijë vota më pak se në 2021

Shqiperi

Gazeta Express

16/05/2025 21:45

Partia Demokratike në qarkun e Shkodrës ka fituar 10 mijë vota më pak se 4 vite më parë.

Me 37.006 vota shkodranët çuan në Parlament 5 deputetë të djathtë: Luciano Boçin, Greta Bardelin, Ramadan Likën dhe Kliti Hotin.

Ndërkohë që garën në listën e hapur e fitoi Bardh Spahia me 9.414 vota, duke lënë pas rivalin Tedi Kopliku.

Ndërsa Partia Socialiste me 34.756 vota, rreth 4 mijë më shumë se sa 4 vite më parë çuan në Parlament 4 kandidatë të listës së sigurt: Marjana Koçekun, Onid Bejlerin, si dhe Xhenis Çelen e Bujar Rexhën.