Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka kërkuar ndërprerje të financimeve për inceneratorët.
Gjatë fjalës së saj, në emër të PD-së Tabaku tha se “grupi i strukturuar kriminal me në krye Ramën kanë menduar me djallëzi që të përfshijnë në kontratën e tyre me inceneratorin e Fierit nenin që kjo marrëveshje do të çohet në Arbitrazh”.
“Kryeministri Rama u shpreh në fund të vitit bashkë me Ministren Balluku se nuk mund të ndërpresin pagesat për inceneratorin e Fierit pasi sipas tyre çështjen inceneratori i Fierit do ta çojë në Arbitrazh. Grupi i strukturuar kriminal me në krye Ramën kanë menduar me djallëzi që të përfshijnë në kontratën e tyre me inceneratorin e Fierit nenin që kjo marrëveshje do të çohet në Arbitrazh.
Mirëpo sipas të dhënave dhe dokumenteve rezulton që Avokatura e Shtetit kur ka shprehur mendimin e saj në lidhje me kontratën në fjalë i ka sugjeruar Ministrit Koka (por edhe qeverisë) që të ndryshojë pikën në lidhje me gjykatën e Arbitrazhit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka shprehur gjithashtu mendimin e tij në raportin Auditues se ministria e Mjedisit (asokohe ministër Blendi Klosi) duhet të amendonin këtë nen të kontratës pasi ishte e palogjikshme dhe e pafavorshme. Por grupi strukturuar kriminal me në krye Ramën refuzoi që të amendonte këtë pikë të kontratës. Letra me sugjerime i është dërguar tre ministrave, kryetarit të kuvendit dhe ish drejtorit të AKM. Të gjithë këto instanca dje heshtën duke refuzuar ndryshimet.”, tha Tabaku.
Televizioni T7 dhe Gazeta Express shpallin konkurs për 5 agjentë të shitjes në Departamentin e Marketingut. Detyrat dhe përgjegjësitë:...