PD kërkesë qeverisë: Si u lejua rifutja e banorëve të Thumanës në godina të rrezikshme - Gazeta Express
string(85) "pd-kerkese-qeverise-si-u-lejua-rifutja-e-banoreve-te-thumanes-ne-godina-te-rrezikshme"

Gazeta Express

05/12/2019 18:42

PD kërkesë qeverisë: Si u lejua rifutja e banorëve të Thumanës në godina të rrezikshme

Gazeta Express

05/12/2019 18:42

Partia Demokratike i është drejtuar qeverisë dhe bashkisë së Krujës me një kërkesë zyrtare me 5 pika, ku kërkon informacion zyrtar brenda 10 ditësh mbi dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi, selia blu kërkon të dijë nëse bashkia dhe qeveria kanë kryer verifikimet e nevojshme pas tërmetit të shtatorit mbi disa nga godinat në Thumanë, të cilat u shembën mëngjesin e të martës më 29 nëntor prej tërmetit 6.4 t shkallës rihter.

Lexo Edhe:

PD kërkon përgjigje për 5 pyetje të ngritura që kanë të bëjnë pikërisht në lidhje me godinat e shembura në Thumanë, ku numri i viktimave (24) prej tërmetit të 26 nëntorit ishte tragjik.

“Pas heshtjes së Qeverisë për pyetjet tona publike, Sekretari i Përgjithshëm i PD z. Gazment Bardhi, i drejtohet me kërkesë zyrtare për informacion Qeverisë dhe Bashkisë Krujë, për 5 çështjet e mëposhtme:

1. Pas tërmetit të datës 21 Shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Bashkia Krujë verifikimin e sigurisë dhe gjendjes së dy pallateve të shkatërruara në Thumanë nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) për gjendjen e këtyre pallateve?

2. A u verifikuan dy pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimit/verifikimit të hartuar dhe nënshkruar prej tyre.

3. A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimit/verifikimit?
4. Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve dhe ndalimin e hyrjes në ato banesa?
5. Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 Nëntor 2019 dhe mbi çfarë bazë u bë kjo?”-shkruan PD në kërkesën e saj për informacion.
/Express